Bankat kerkojne sekuestrimin e 240 pronave te lena peng
TIRAN- Bankat e nivelit te dyte ne kryeqytet kane kerkuar ne gjykate sekuestrimin
e 240 pronave te lena peng nga kredimarres te cilet nuk kane mundesi qe te paguajne kestet. Te gjitha keto kerkesa jane bere brenda 24 diteve. Dy dite me pare Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani iu kerkoi bankave tregtare te kerkonin sekuestrimin e kolateralit per kredite e keqija. Pas kesaj thirrjeje te Fullanit prite qe numri i kerkesave te depozituara nga bankat per te sekuestruar kredite te rritet ndjeshem.
Sekuestrimet
Te dhenat e Gjykates se Tiranes raportojne per nje shtim te ndjeshem te rasteve kur
bankat iu drejtohen gjykatave per te leshuar urdhrin e ekzekutimit ndaj pronave qe kane
lene peng kredimarresit. Kjo praktike eshte pikerisht ajo qe Fullani iu kerkoi bankiereve
Sipas te dhenave me te fundit pergjate afatit kohor 23 nentor-17 dhjetor 2010
vetem ne Gjykaten e Tiranes jane dorezuar mbi 240 kerkesa per leshimin e urdhrit te
ekzekutimit nga bankat e nivelit te dyte apo financues te tjere jo banka qe ushtrojne
aktivitet ne vend. Ky shtim i numrit te kerkesave per leshimin e urdhrit te ekzekutimit mbi kolateralin vjen ne nje kohe kur eshte rritur ndjeshem edhe niveli i kredive me probleme te cilat cilesohen ndryshe edhe si kredi te keqija nga bankat pasi nuk arrihet te rimerret investimi sipas afateve dhe kushteve te percaktuara per shkak se kredimarresi nuk paguan. Numrin me te madhe te te paditurve e perbejne individet por nuk mungojne edhe
bizneset. Ajo qe bie ne sy ka te beje me faktin se ne listen e kreditoreve te paditur kane
marre shuma te vogla e megjithate nuk i kane shlyer. Ne databazen e Gjykates se Tiranes jane renditur nje numer i konsiderueshem biznesesh dhe individesh te cilet fillimisht jane treguar te rregullt me shlyerjen e detyrimeve.
Rastet me te perhapura kur kemi te bejme me nje kredimarres individ jane ato kur kolateral eshte vendosur shtepia duke shtuar edhe problemet sociale ne vend.
Huate Kontrata e lidhur midis bankes dhe kredimarresit parashikon kushtet edhe afatet
e shlyerjes e saj duke parashikuar edhe penalitetet ne rastet e shkeljes se tyre. Pjesa
me e madhe e huave te leshuara nga bankat jane te siguruara me kolateral. Ne keto
kushte ne momentin kur kredimarresi nuk shlyen kestet sipas percaktimeve te kontrates
pasi ka kaluar te gjitha procedurat e parashikuara per ndjekjen e kredive me probleme
banka zgjedh te hedhe edhe hapin e fundit sic eshte kerkesa per ekzekutimin e kolateralit. Vendimi i gjykates i jep te drejte zyres se permbarimit qe pasurine e lene peng nga ana e kredimarresit ta kaloje ne emer te bankes. Pas ekzekutimit te vendimit banka
nxjerr ne shitje pasurine e sekuestruar dhe nga shuma e perfituar mban pjesen qe
kredimarresi i detyrohej.
Fullani Gjykatat te kryejne veprimet sa me shpejt
Cilesia e kredise vijon te jete problematike si per kredine ne leke ashtu edhe per ate ne valute. Ne keto kushte eshte e nevojshme qe bankat jo vetem te krijojne me shpejtesi dhe
ne menyre rigoroze fondet rezerve sipas kerkesave rregullative por njekohesisht te plotesojne dhe te permiresojne me tej procedurat dhe kapacitetet njerezore e financiare te cilat mundesojne ndjekjen e huamarresve me probleme. Bankat duhet te jene te vendosura te ndjekin procedurat e ekzekutimit te kolateralit te kredise per huamarresit qe nuk kane aftesi paguese. Ne krahun tjeter vendimet e gjykatave dhe vecanerisht
veprimet e ekzekutuesve permbarimore duhet te jene te shpejta dhe efektive.
eshtja 1
Kemi te bejme me nje kontrate te lidhur midis nje banke tregtare nje vend dhe nje individi
nga nje rreth verior i Shqiperise. Kredia eshte ne shumen e 2.1 milione lekeve dhe
kredimarresi ka lene peng shtepine. Per kete ai ka kerkuar nga Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te bllokoje pasurine e vendosur si kolateral
deri ne shlyerjen e kredise. Kredimarresi ka vijuar ne shlyerjen e kesteve per nje
periudhe te caktuar ndersa me pas ka pushuar ne permbushjen e detyrimit te tij.
Banka ka kontaktuar me te duke kerkuar shlyerjen e detyrimit por kredimarresi ka
qene pasiv. Kjo ka bere qe banka ti kerkoje gjykates te nxjerre nje urdher ekzekutimi
per kalimin e shtepise ne emer te saj nga shitja e se ciles do te perfitoje shumen qe
kredimarresi i kishte mbetur borxh.
eshtja 2
I padituri ka marre nje overdraft nga banka ne vleren e 43 mije lekeve. Banka pretendon
se klienti nuk ka shlyer kestet sipas percaktimeve te kontrates. Pasi ka pritur
disa muaj banka ka derguar ceshtjen ne Gjykate. Pergjate ketyre muajve shuma qe
duhet shlyer nga bankes ka shkuar deri ne 60 mije leke. Nga shqyrtimi i ceshtjes doli se
kredimarresi gjate kesaj periudhe kishte nderruar vendin e punes. Ne fund gjykata
leshoi urdhrin e ekzekutimit.
Ministria e Financave do te kerkoje leje nga bashkite dhe komunat per pronat qe jane ne territorin e tyre
Udhezimi si do te shiten pronat shteterore
TIRAN- Ndryshe nga vitet 2008 dhe 2009 te ardhurat ne buxhetin e shtetit nga privatizimet pergjate ketij viti kane ardhur ne renie. E megjithate Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomise kane percaktuar nepermjet nje udhezimi te perbashket procedurat qe do te ndiqen gjate privatizimit te pronave shteterore ku perfshihen hapat qe do te ndiqen nga vleresimi deri tek arketimi i pageses.
Nese prona shteterore nuk eshte kaluar ne varesi te organeve te qeverisjes vendore
procedurat fillohen menjehere. Por nese ajo eshte ne inventarin e nje Komune apo
Bashkie fillimisht duhet marre miratimi i keshillave te tyre. Megjithate METE ka te
drejte qe nga ana e saj te kerkoje informacion nga keto organe per gjendjen e prones. Nese brenda 30 diteve nuk merr pergjigje ministria mund te ngreje nje grup te posacem
vleresimi me tre anetare i cili do te beje verifikimin. Nese rezulton se objekti eshte i
braktisur dhe nuk perdoret nga institucioni qe e ka ne administrim apo ne pronesi
atehere ministri miraton privatizimin.
Pjesetaret e grupit nuk do te kene nje page fikse por do te paguhen ne varesi te vleres se
objektit qe vleresojne. Rroga e eksperteve vleresues do te jete sa 2 per qind e vleres se
objektit por jo me pak se 60 mije leke dhe jo me shume se 300 mije leke. Pritet qe kjo
menyre pagese te stimuloje ekspertet qe te vleresojne sa me shume nje objekt.
Pas marrjes se te dhenave nga zyra e pasurise te paluajtshme ne lidhje me harten e
vendosjes se prones dega e shoqerive publike i kerkon Agjencise se Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave konfirmimin nese trualli ku ndodhet objekti ka pronare te
njohur me vendim te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave si dhe cmimin
perkates te truallit. Afati i plotesimit te dokumentacionit te vleresimit per ndertesat
dhe ndertimet linjat e prodhimit dhe te sherbimit duhet te jete jo me shume se 50
dite nga data e daljes se urdhrit per ngritjen e komisionit te vleresimit ndersa per pajisjet
makinerite mjetet e transportit etj. nuk duhet te kalohet afati prej 20 dite.
Pas vleresimit dhe marrjes se konfirmimit per gjendjen fizike dhe juridike te prones
hapet ankandi ku per sa i perket truallit shtresa e pronareve gezon te drejten e parablerjes.
Ne perfundim te ardhurat ndahen midis Ministrise se Financave me 5 per qind te
shumes dhe Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes me 30 per qind. Pjesa tjeter kalon ne llogari te buxhetit te shtetit.