Fullani Po tkurret financimi te ulen interesat e kreditimit
Per guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani veprimtaria e kreditimit eshte nje nga pikat ku kerkohet nje angazhim me i madh i bankave te nivelit te dyte. Renia e ketyre interesave duket ende e pamjaftueshme per ti dhene nje stimul me te madh kerkeses per kredi tha Fullani. Kete deklarate kreu i BSH-se e beri ne takimin e bankiereve dhe perfaqesuesve te
bankave qe operojne ne Shqiperi me rastin e mbylljes se vitit nje takim ky i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Sipas guvernatorit renia e kreditimit nuk duhet pare vetem ne anen e ofertes por edhe te kerkeses. Veprimtaria e kreditimit eshte tkurrur ne menyre te ndjeshme fillimisht si rezultat i rritjes se rrezikut te kreditimit dhe se fundi kryesisht si rezultat i renies se kerkeses per kredi nga bizneset dhe familjet tha ai. Referuar te dhenave te ketij viti Fullani u shpreh se ne pergjithesi ecuria e depozitave dhe e kreditimit ka qene pozitive por me rritje modeste te se dytes. Ne nivel vjetor depozitat jane rritur me rreth 18 per qind kurse kreditimit shenoi nje rritje vjetore prej rreth 8 per qind tha ai.
Cilesia e kredise
Bankat e nivelit te dyte ne vend kane kaluar stress-testet duke treguar keshtu qendrueshmeri. Por sipas BSH-se jane nje sere problemesh qe duhet te ndiqen me nga afer te cilat ndikojne edhe tek bilancet. Keshtu sipas tij renia e cilesise se kredise detyrimi per te rritur fondet rezerve si edhe ulja e normes mesatare te kthimit jane shoqeruar me renie te rezultatit financiar te sektorit bankar cka duhet te shihet me kujdes nga drejtuesit e bankave. Ne te kundert aftesia e sektorit bankar per te ndermjetesuar ne menyre me efektive do te demtohej per nje kohe me te gjate. Per kete ceshtje bankat duhet te jene te vendosura te ndjekin procedurat e ekzekutimit te kolateralit te kredise per huamarresit qe nuk kane aftesi paguese. Ne krahun tjeter vendimet e gjykatave dhe vecanerisht veprimet e ekzekutuesve permbarimore duhet te jene te shpejta dhe efektive tha Fullani.
Kontroll veprimeve te bankes
Banka e Shqiperise ka deklaruar se do te rrise mbikeqyrjen e bankave. Prandaj paralelisht keto te fundit duhet te jene me te kujdesshme per te garantuar sigurine e veprimeve bankare. Kerkoj nga ana juaj qe te ndermerrni te gjitha masat e nevojshme ne para njerez dhe teknologji per te garantuar sigurine e cdo veprimi bankar tha Fullani. Ai paralajmeroi se cdo vendim i marre i cili mund te kete cenuar sigurine e veprimtarise do te trajtohet me rreptesine maksimale qe lejon ligji pasi krahas rreziqeve operacionale veprimtaria bankare perballet me rreziqe te tjera te cilat lidhen me sferen financiare.
NERTILA MAHO