"KESH, me histori dështimesh pafund"
Po të ndjekësh me kujdes shtypin, do vesh re se ka çdo ditë “lajme” për KESH-in: do ketë drita, do ketë ndërprerje për disa orë në Tiranë, do ketë drita në plazhe, KESH po bën Remont, u dogj transformatori X, ka humbje në rrjet etj., etj. Pastaj tabloja tjetër: Drejtori i KESH, kërkon ngritjen e çmimit të energjisë me X për qind, kërkon para nga buxheti (borxhe që nuk kthehen kurrë) për të shtyrë falimentin.
Tabloja tjetër: Fatura afrofe, fatura të kripura për qytetarët, mungesë për shumë orë të energjisë dhe gjeneratorë që punojnë duke gëlltitur karburantin super të shtrenjtë e zhurma e para të harxhuara nga të gjithë ne, pa fund, për të pasur energji elektrike.
A keni lexuar e dëgjuar të diskutohet për hallet që mund të ketë Ujësjellësi, Posta, Telekomi, Kompanitë Celulare apo kompani të tjera?
Jo, asnjëherë. KESH është një kompani që ofron një mall, që është energjia. KESH është një kompani e paaftë të përballojë biznesin e vet, është praktikisht e falimentuar. KESH është komani që keqmenaxhohet dhe të gjitha muhabetet që shkrova me lart nuk na përkasin ne. Ne jemi konsumatorët. Ne paguajmë dhe blejmë mallin ENERGJI. Se si prodhohet, ku, vështirësitë etj., as që na interesojnë. Hallet e KESH nuk janë hallet tona. Hallet e një kompanie i përkasin vetëm asaj. Nuk mund të na qajë hallin ne qytetarëve KESH, për asgjë. Ne thjesht paguajmë dhe blejmë një mall.
Nëse nuk dinë ta menaxhojnë kompaninë, të dorëzojnë detyrën dhe mos na bëjnë poza në TV e gazeta, se as që kemi dëshirë t’i shohim as t’i dëgjojmë, siç nuk duam të dëgjojmë hallet që mund të kenë kompani të tjera që na shesin mallra e shërbime.