E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajet për dhunën ndaj grave i ka e gjithë shoqëria

  Fajet për rrahje të grave i ka shteti dhe shoqeria. I ka shteti, sepse është ai që duhet të mbroje qytetaret e tij. I ka shoqëria, që edhe sot e kesaj dite nuk është aspak e emancipuar. Lexoj komente të çuditshme. Në qofte se gruaja të tradhton, duhet rrahur, kuptohet indirekt nga disa komente ketu. Në qofte së gruaja ose burri të tradhton, ke dy rrugëdalje: kerkon divorcin ose e duron tradhtinë. Zgjedhja varet nga individi. Të tjerat zgjidhje janë pjese e të qenurit kafshe, kafshe shqiptare. Me çudisin po ashtu komente të disa femrave që flasin ketu për tradhti bashkëshortore. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka tortura që ka pesuar për 8 vite radhazi gruaja nga Librazhdi me tradhtinë bashkëshortore, apo me probleme fetare. Tortura duhet denuar me burgim. Burri i gruas nga Librazhdi duhet denuar dhe rende biles. Duhen denuar dhe policet që nuk kanë pranuar të marrin denoncimin. Duhen hequr nga puna shefat e tyre për mungese kontrolli. Kjo është ana ligjore. Ndersa ana tjeter e medaljes, është mireqenia dhe edukimi i shoqerise me edukate qytetare. Po kemi akoma shume rruge për të bere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›