Problemet me dritat i kemi nga të paaftët
Shkrimi i z.B.Teliti është me vend për ta na paraqitur historinë e dështimeve të KESH-it, aq sa do të thosha jo thjesht si një qytetar i thjeshte, por një njohes i mire i punes në te. Të papranueshme janë ato nderprerje dritash për riparimet apo rikonstruktimet e rastit, po ato nuk duhet të lidhen me mungese të energjise tek konsumatori që e do ate çdo çast. Në asnje vend të botes të njohur nga ne, nuk ka nderprerje të kesaj natyre të energjise. Ato pune behen duke shfrytezuar burimet rezerve, që duhet të këtë vete KESH-i. Jo të ndërpritet energjia, asnje minute… Paaftësinë menaxhuese nuk ka pse ta vuajë konsumatori, po të paaftet zevendesohen deri ndeshkohen, kur behet e qellimshme ndërprerja.
Nuk do isha dakord me shprehjen e artikullshkruesit: “Hallet e KESH-it nuk janë hallet tona”. Janë tonat se, në fund të fundit, ne na demtojne drejtpërsëdrejti. KESH-i ka dhe duhet të këtë një kontrate të detyrueshme me konsumatoret, mendoj. Për nderprerjen duhet të këtë masa ndaj tij me gjoba të renda si e ka bota. Besoj, ju kujtohet rasti i nderprerjes së energjise në transmetimin e Kampionatit Botëror të Futbollit (per arsye natyrore) dhe kerkuan ndjese për te. Kompania perkatese, nese nuk di të menaxhoje situaten, ka ligje për këtë deri heqjen e licencave, po pa prekur furnizimin me energji të konsumatoreve. Ndërmarrja përkatëse duhet të shohi vetveten në këtë pune. E drejte është sa thoni: “Si veprojnë ndërmarrjet e tjera?”, një konsumator që ju mbështet.