E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i naftës në vend dhe botë

çmimi naftës në vendin tonë pëson një tjetër rritje brenda pak javëve. Ndërkohë që edhe në botë kjo javë u mbyll me një rritje të naftës bruto. Kështu gjatë kësaj jave nafta në botë pati një ritje të ndjeshme të çmimit dhe një fuçi naftë u shkëmbye me mbi 85 dollarë. Ndërsa çmimi i naftës në vendin tonë ka shkuar në 145 lekë nga 138 që ka qenë para disa javësh. Arsyeja mendohet sipas specilaistëve se mund të jetë rritja e kërkesës nga konsumatorët si dhe forcimi i dollarit ndaj euros. Nafta në vendin tonë ka pasur një çmim mjaft të qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe që prej disa javëve ajo ka pësuar rritje të vazhdueshme të çmimit. Ndërkohë rritja e çmimit në botë shpjegohet gjithashtu me faktin e rritjes së vlerës së dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane duke qenë se dollari është monedha në të cilën kryhet shkëmbimi i naftës. Specialistët e shohin këtë rritje të çmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia botërore po rimëkëmbet dhe kjo po ndikon edhe në rritjen e çmimit të naftës në përgjithësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›