KESH nis reforma te punonjësit
Sikundër është bërë e ditur prej kohësh, privatizimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) do të shoqërohet me reformë te punonjësit e saj. Bëhet fjalë për punonjësit e Divizionit të Shpërndarjes (OSSH), të cilët janë në numër më tepër se sa nevojiten, lidhur edhe nga përvoja e vendeve të tjera. Duke nisur nga dita e sotme, drejtuesit e KESH do të nisin largimet nga puna për punonjësit e OSSH-së, proces i cili duhet të mbyllet para afatit të privatizimit të ndërmarrjes që menaxhon shpërndarjen dhe shitjen e energjisë elektrike. Mendohet se KESH ka të punësuar rreth 6 mijë punonjës, numër ky tepër i lartë kundrejt abonentëve. Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, Ministria e Ekonomisë bën të ditur se reforma do të prekë të paktën 3 mijë punonjës.