Shtëpitë në troje shtetërore, taksë 10%
21/04/2010 Projektligji
Personat që kanë ndërtuar në tokë shtetërore dhe që kanë regjistruar pronësinë e ndërtesës, por jo të tokës, kanë mundësinë ta privatizojnë tokën me kushte lehtësuese. Dje Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi projektligjin për taksën e përdorimit të truallit. Projektligji vendos një taksë prej 10 për qind të vlerës së tokës në vit për ata që nuk e privatizojnë atë. Deri më sot, kjo kategori që përfshin rreth 13 mijë individë, nuk ka paguar asnjë qira apo detyrim tjetër për tokën mbi të cilën ka ndërtuar. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Linda Rusmajli, deklaroi se “në këtë projektligj përfshihen individët që kanë blerë godinat që kanë qenë në pronësi të ish-ndërmarrjeve shtetërore, si dhe ata që kanë ndërtuar në troje shtetërore me lejet e dhëna nga këshillat pluralistë”. Qëllimi i këtij projektligji është që këta persona të vendosin ta privatizojnë tokën ose të paguajnë një taksë vjetore. Personat që aplikojnë për privatizim brenda 6 muajsh mund të paguajnë deri në 20 për qind ulje të çmimit të truallit dhe 20 për qind të vlerës me Bono Privatizimi. Paratë e nxjerra nga shitja e këtyre trojeve do të kalojë në masën 75 për qind për qeverinë dhe 25 për qind për pushtetin vendor. Aktualisht nga këto troje nuk nxirret asnjë e ardhur dhe ky është qëllimi i projektligjit, pra nxjerrja e të ardhura. Ndërkohë që nuk ka një shifër të saktë të sipërfaqes së tokës që do të shitet nga ky projektligj. Vlera e tokës do të përcaktohet mbi çmimet e referencës të vendosura nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu Komisioni i Ekonomisë miratoi dje edhe disa ndryshime ligjore që do t’ju lejojnë rezervave të shtetit të asgjësojnë cigaret kontrabandë të administruara prej tyre. Me ligjin aktual, asgjësimi bëhet vetëm nga organet tatimore.