KESH, eksport energjie edhe në qershor
21/04/2010 Parashikohet që fitimet e kompanisë të arrijnë në 60 milionë euro
Aktualisht shiten rreth 17 milionë kwh energji elektrike në ditë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të vazhdojë eksportin e energjisë edhe gjatë muajve në vijim duke përfshirë këtu edhe muajin qershor. Reshjet e ditëve të fundit përveçse kanë hapur shumë probleme po sjellin edhe shumë përfitime ekonomike për KESH-in. Paraprakisht ishte parashikuar që eksporti i energjisë të vazhdonte deri në fillim të muajit maj, por me reshjet e shumta mendohet që shitja të vijojë edhe për muajin qershor. Duke filluar nga muaji janar i këtij viti, KESH-i ka rreth 900 milionë kilovat/orë duke arkëtuar 40 milionë euro të ardhura, ndërkohë që bashkë me eksportin e këtij muaji sasia e kalon 1.3 miliardë kilovat orë. Sipas drejtuesve të korporatës, të ardhurat që po sigurohen nga eksporti i energjisë po përdoren për të shlyer borxhet. Aktualisht, KESH-i ka paguar 6 miliardë lekë borxhe dhe deri në fund të vitit është planifikuar që të paguhen deri në 10 miliardë lekë. Bëhet fjalë për gjysmën e borxheve që ka KESH-i i qeverisë, për import energjie gjatë vitit 2007 dhe 2008. Vetëm për muajin prill është parashikuar që të grumbullohen të ardhura në nivelin e 17 milionë euro, që do të thotë se KESH-i do të arrijë të fitojë 57 milionë euro për katër muajt e parë të këtij viti. Por kjo nuk është shifra përfundimtare për sa i takon muajve të parë të vitit, pasi një sasi e konsiderueshme e energjisë do të eksportohet edhe gjatë muajit maj. Duke parë situatën aktuale hidrocentralet po prodhojnë maksimalisht energji, duke vënë në punë të gjitha turbinat. Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se prodhimi ditor i energjisë elektrike ka arritur në 30 milionë kilovat orë, ndërsa ai i eksportit, arrin në 17 milionë kilovat. Aktualisht, po eksportohet mbi 50 milionë kwh energji dhe shkëmbehen 2 milionë kilovat orë energji. Kjo situatë do të vijojë edhe për muajin maj, ku KESH-i do të shpallë emrat e kompanive fituese të tenderit për shitjen e energjisë. Për muajin prill ishin shtatë kompani të ndryshme që e fituan këtë tender.
Sasia
Rreth 1.3 miliardë kwh është sasia e energjisë elektrike që ka eksportuar Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Shifra e fitimeve nga ky eksport ka arritur në 57 milionë euro, ndërkohë që duke parë situatën aktuale parashikohet që të rritet akoma edhe më shumë për shkak të vazhdimit të eksportit.
Prodhimi
Hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin po prodhojnë energji elektrike me kapacitet maksimal. Të gjitha turbinat e tyre janë në punë duke prodhuar rreth 30 milionë kwh energji elektrike në ditë, sasi kjo e mjaftueshme si për konsum, ashtu edhe për eksport. Ndërkohë mësohet se prodhimi do të vijojë me kapacitet maksimal edhe në ditët në vijim.