AKEP, marrëveshje me homologët maqedonas
21/04/2010 Bashkëpunimi
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë nënshkroi dje memorandumin e bashkëpunimit me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike të Maqedonisë. Memorandumi u nënshkrua nga dy drejtuesit e institucioneve, Piro Xhixho dhe Petar Ivanoski dhe parashikon bashkëpunim për studimin e aspekteve teknike, ligjore dhe aspekte të tjera të aktivitetit rregullator. Ky është memorandum i dytë që AKEP nënshkruan me institucionet homologe të rajonit, pas atij të firmosur gjatë muajit mars me Autoritetin Rregullator të Telekomunikacioneve në Kosovë. Ndërkohë që sfera e bashkëpunimit pritet të zgjerohet edhe me partnerë të tjerë nga vendet e rajonit, si dhe të BE-së në kuadrin e përmirësimit të teknologjisë dhe të aktivitetit rregullator.