KESH publikon kuotat në HEC-e

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar të dhënat për situatën në kaskadën e Drinit.
Kështu sipas KESH-it në Fierzë, niveli i liqenit shënoi 284.23 m. Prurjet në liqen vazhdojnë me 1100 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 444 m3/sek.
Ndërsa në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 171.44 m, prurjet në të janë me 948 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 948 m3/sek.
Në Vaun e Dejës niveli shënon 73.10 m, ku prurjet shënojnë 1238 m3/sek, kurse shkarkimet me 933 m3/sek.