E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e Gjirokastres proteste per mungesen e energjise

GJIROKASTR - Mungesat e tejzgjatura te energjise elektrike kane rihedhur ne proteste bizneset ne rrethin e Gjirokastres. Rreth 50 sipermarres te bizneseve te vegjel e te medhenj gjirokastrite kane protestuar perpara nenstacionit te vjeter elektrik. Me tej ata kane depozituar edhe nje kallezim penal per demet e shkaktuara nga keto mungesa.
Rreth 12 ore pa energji elektrike ne 24 ore.


Kjo eshte arsyeja qe ka nxjerre ne proteste mengjesin e se henes perfaqesuesit e biznesit ne Gjirokaster. Ata kane zgjedhur nenstacionin e vjeter elektrik prej te cilit furnizohen si vendin per organizimin e protestes teksa kane kerkuar te marrin nje pergjigje per shqetesimin e tyre. Per kete arsye kane hyre ne mjediset e nenstacionit ku pak minuta me pas kane mberritur edhe uniformat blu te Gjirokastres por nuk ka pasur asnje problem.


Ne lidhje me kete ceshtje burime prane Drejtorise se Policise se Qarkut bejne te ditur se protesta e biznesmeneve ishte paqesore dhe nuk eshte ndermarre asnje mase ligjore ndaj tyre.


Sipas biznesmeneve prej me shume se 20 ditesh po perballen me mungesa te tejzgjatura te energjise elektrike qe arrijne deri ne 12 ore e te cilat kane shkaktuar mjaft deme ne ecurine normale te aktivitetit te tyre.


Por pavaresisht ankesave dhe shkresave nuk ka pasur asnje pergjigje apo permiresim te situates. Sipas Mustafa Devollit kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise per qarkun e Gjirokastres mungesa e energjise ka shkaktuar nje humbje te konsiderueshme financiare.


shte e papranueshme qe biznesi te penalizohet nga mungesa e paralajmeruar e energjise elektrike. Ne qofte se situata do te vazhdoje te mbetet e tille te gjitha bizneset do te shkojne drejt falimentimit thekson Devolli. Menjehere pas protestes biznesmenet i jane drejtuar Prokurorise se Rrethit ku kane depozituar nje kallezim penal per demet qe u jane shkaktuar nga nderprerjet e energjise elektrike.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›