OSTL Erresira per shkak te punimeve ne rrjet
TIRAN- Punimet ne ndertimin e linjes se interkonjesionit Tirane-Podgorice lene pa drita jugun e vendit. Qe prej dates 17 dhjetor Operatori i Sistemit te Transmetimit zhvillon punime per ndertimin e kesaj linje duke stakuar nenstacionin e tensionit te larte ne Rrashbull si dhe ate te Cerrikut. Punimet do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim ku pritet qe edhe nderprerjet te vijojne.
Drejtori i Pergjithshem i Operatorit te Sistemit te Transmetimit Sokol Ramadani deklaroi dje nepermjet nje konference per shtyp se shkaku i nderprerjeve te energjise ne te gjithe jugun kane qene punimet per linjen e tensionit te larte Tirane-Podgorice nje investim me se i domosdoshem ky per rrjetin energjetik shqiptar.
Po punojme me dy linja ishim te detyruar te benim kufizime. Jemi ne dy ditet e fundit te punimeve dhe pas perfundimit te tyre nuk do te kete me nderprerje - tha kreu i OST-se Sokol Ramadani.
Per shkak te kufizimeve te bera nga OST qe prej dates 17 dhjetor kane mbetur pa energji elektrike me ore te zgjatura qytetet e Durresit Kavajes Rrogozhines Lushnjes Fierit Gjirokastres Permetit Kelcyres Memaliajt. Nderprerja e energjise eshte ndermjet ores 07.00 te mengjesit deri ne 17.00 te padites.
Po ashtu pergjate ores 10.00 te paradites deri ne 16.00 te pasdites qe prej dates 17 dhjetor kane hasur ne shkeputje te energjise elektrike edhe Berati Kucova Skrapari Gramshi Belshi etj. Ne lidhje me situaten e krijuar CEZ Shperndarja ka shpjeguar nuk eshte ajo qe ka nderprere energjine por Operatori i Sistemit te Transmetimit i cili administron edhe linjat e tensionit te larte.