INSTAT: Çmimet e konsumit, rritje gjatë nëntorit

Çmimet e konsumit pësojnë rritje për muajin nëntor. Sipas përgjegjëses për çmimet pranë INSTAT Hazbie Bunguri çmimet e konsumit janë rritur me 0.2 përqind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa inflacioni për muajin nëntor të vitit 2010 pëson një ulje me 0.2 përqind . Gjithashtu për muajin nëntor të këtij viti inflacioni është 2.8 kundrejt 3.0 përqind që ka qenë një vit më parë.
Rritje më të madhe të çmimit për këtë muaj ka pësuar gazi i lëngshëm me rreth 5.8 përqind. Nëngrupet të tjera që kanë pësuar rritje gjatë këtij muaji janë grupi ,”sheqer ëmbëlsira” i cili ka pësuar një rritje me 2.3 përqind,nëngrupi “zarzavate” shënoi rritje me 2.1 përqind. Ndërkohë që uljen më të madhe e ka pësuar nëngrupi i frutave me rreth 4.2 përqind.
Gjatë muajit nëntor një rritje kanë pësuar edhe nëngrupe të tjera të ushqimeve ku veçojmë nëngrupin “vajra dhe yndyrna” me 1.3 përqind dhe nëngrupi “qumësht djath e vezë” me 0.5 përqind.