KESH: Ja të dhënat e fundit në kaskadën e Drinit

Korporata Energjetike Shqiptare ka publikuar të dhënat më të fundit për situatën në kaskadën e Drinit deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave, në liqenin e Fierzës lartësia e ujit ka arritur 289.34 metra, prurjet janë 540 nga 700 m3/sek që ishin një ditë më parë dhe shkarkimet 1066 m3/sek (nga 1100 m3/sek që ishin ditën e djeshme).
Në hidrocentralin e Komanit niveli liqenit ka pësuar një ulje të lehtë nga një ditë më parë ku kuota ishte 170.77 metra ndërsa sot niveli është në kuotën e 170.60 metrave. Ndërsa prurjet sot janë ulur në 1200 m3/sek nga 1375 m3/sek ndërsa shkarkimet nga 1408 m3/sek sot janë 1260 m3/sek.
Në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74,23 metra, prurjet 1400 m3/sek dhe shkarkimet 900 m3/s.