E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH rinis eksporti i energjise

KESH rinis eksportin e energjise elektrike. Situata shume e mire hidrike e vendit i ka mundesuar kompanise qe te lidhe kontrata me kater kompani te huaja e vendase me te cilat planifikohet qe deri ne fund te ketij muaji te shiten ne tregun e huaj rreth 78 milion kilovatore energji elektrike.

Sipas njoftimit te dale nga korporata energjetike kane lidhur kontrata blerje te energjise nga KESH kompania bullgare Energji Suplai e cila do te kaloje neper linjen me greqine 5 milion kilovatore shoqeria Alpik e Zvicres e cila ne dy lote do te marre 24 milion kilovatore energji shoqeria shqiptare Geni e cila po ne dy lote do te marre 11 milion kilovatore si edhe shoqeria EFT nga Zvicra qe ne dy lote do te marre mbi 40 milion kilovatore per ti kaluar me linjen nga Mali i Zi drejt Serbise. KESH ka bere te ditur se cmimet e energjise qe do te aplikohen per sasite e kontraktuara do te bazohen ne nivelet ditore te bursave reale ne nje kohe qe aktualisht cmimi eshte mbi 40 cent te euros per kilovat.

KESH ka shituar energji gjate gjithe 6 muajve te pare te ketij viti dhe rekordet jane shenuar ne mars e ne prill kur jane shitur mbi 200 milion kilovatore ne nje muaj. E gjithe sasia e shitur gjashtemujorin e pare ka kapur nje vlere rreth 85 milione euro dhe ka permiresuar ndjeshem situaten financiare te kompanise. Rinisja e eksporteve eshte nje permiresim i metejshem i kesaj situate por edhe nje argument me shume per te mos patur rritje te cmimit vitin qe vjen.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›