Fullani: Rritja e cmimeve, me natyre kalimtare
Rritja e cmimeve ka natyre kalimtare. Konkluzioni i Bankes se Shqiperise per kete tregues i shprehur nga guvernatori Fullani bazohet ne kerkimet e vete bankes. Inflacioni vjetor ne muajin shkurt 2010 rezultoi 4.4 per qind, duke tejkaluar me 0.4 pike perqindjeje kufirin e siperm te tolerances rreth objektivit te Bankes se Shqiperise. Gjate diskutimeve mbi ecurine aktuale dhe te pritshme te zhvillimeve ekonomike, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise konkludoi se presionet inflacioniste ne horizontin afatmesem jane te njejta me parashikimet dhe objektivin e inflacionit te Bankes se Shqiperise, pavaresisht tendencave te fundit te inflacionit te cmimeve te konsumit. "Vleresimet per ngadalesimin e kerkeses dhe rritjen e hendekut negativ te prodhimit, ecurine me te permbajtur te kursit te kembimit, si dhe pritshmerite e stabilizuara te agjenteve ekonomike per inflacionin, jane faktore qe do te kushtezojne ecurine e inflacionit brenda objektivit", tha guvernatori. Keshtu ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ne nivelin 5.25 per qind. Ky vendim garanton kushte te pershtatshme monetare per respektimin e objektivit te inflacionit ne nje periudhe afatmesme.