E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH vijon shitjen e energjisë në verë

20/06/2009  Situata energjetike

KESH vijon të shesë energji edhe gjatë pikut të muajve të verës. Drejtues të Korporatës Elektroenergjetike shprehen se eksportet aktuale janë të ulëta, meqë edhe çmimet nuk kanë qenë shumë të favorshme. Por me situatën mjaft pozitive energjetike të vendit është planifikuar shitja e energjisë edhe gjatë stinës së verës, kur temperaturat janë më të larta dhe konsumi rritet. KESH-i, veç furnizimit të vendit me energji, sipas burimeve zyrtare, po eksporton në Kosovë dhe Greqi me çmime që janë rreth 35 euro për megavat. Aktualisht, sipas të dhënave të KESH-it, prodhohet rreth 14.5 kw/h për vendin dhe rreth 2-3 milionë kw/h në ditë eksportohet. Ekspertët theksojnë se kjo energji eksporti është vetëm në kohën e pikut, kur çmimi ka vlerë maksimale në treg. Prioriteti i KESH-it është furnizimi i vendit me energji elektrike. Por eksportet e energjisë janë parë mjaft pozitive sa i përket përmirësimit të performancës financiare të Korporatës Elektroenegjetike, si dhe rritjes së treguesit të eksporteve në tërësi. Nëse do të ketë eksport me një vlerë të madhe ekonomike, sipas drejtuesve të KESH-it, ajo do të bëhet në periudhën korrik-gusht, kur edhe tregu në Greqi ka çmime më të larta

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›