E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë mbi diasporën

Torino- Historia e diasporës së re Shqiptare në Itali, dhe ecuria e saj e deritanishme, e fotografuar në momentet e saj më kuptimplota, ishin tema qëndrore e konferencës, ‘Diaspora Shqiptare 19 vjet pas ngjarjeve që shënuan fundin e diktaturës’, që u zhvillua në Torino.

Në vitin 1990, bashkësia Shqiptare në Itali, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Italiane, nuk numëronte më shumë se 2000 vetë. Në atë vit, shqiptarët përbënin në fakt grupin më të vogël të të huajve që jetonin në shtetin fqinj.

Sot, - të afirmuar, në pjesën më të madhe të rasteve, në jetën e tyre personale dhe profesionale, - 500 mijë shqiptarët e Italisë janë të parët, ndër bashkësitë e huaja jo-komunitare, dhe të dytët në përgjithësi, pas komunitetit rumun.

I organizuar nga Shoqata Italo-Shqiptare Vatra dhe nga Qëndra Piemonte Europa, ky takim shënoi ngjarjen kulturore të rradhës, me protagoniste bashkësinë e madhe Shqiptare që jeton e punon prej vitesh në kryeqendrën e veriut të Italisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›