E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-EULEX: Shtim kontigjenti ne Mitrovice

KFOR-i dhe EULEX-i kane bere te ditur se do te shtojne prezencen e tyre  ne Mitrovice. 

Duke lutur te gjithe njerezit qe te ruajne qetesine, te dy misionet shprehen te vendosur se  nuk do te lejojne asnje lloj dhune ne Kosove.

“KFOR-i dhe EULEX-i do te menjanojne cfaredolloj incidenti. Ne kete kohe KFOR-i eshte duke e shtuar prezencen e vet ne pjesen veriore te Kosoves per te demonstruar kete vendosmeri”, thuhet ne deklaraten e perbashket.

Gjithashtu EULEX-i e ka ngritur nivelin e gadishmerise. Deklarata e tyre erdhi pas incidenteve ne Mitrovice ku serbet u vune zjarrin disa dyqaneve te shqiptareve, dhe pati shperthime te granatave, incidente keto te perseritura ne pjesen veriore te Mitrovices.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›