Moti i keq prek edhe Maqedonine

Per kete arsye, te dielen u ndalua edhe qarkullimi i automjeteve te renda transportuese ne vendin e quajtur Strazhe, qe ndodhet ne afersi te Gostivarit e qe lidh Shkupin me Strugen.
Sipas korrespondentit te Top Channel ne Shkup, debora ka shkaktuar edhe nje gjendje alarmante ne urgjencen e kryeqytetit ku sot jane kryer 20 nderhyrje kirurgjikale.
Nderkohe, policia nuk ka regjistruar ndonje aksident te permasave te medha. Shtresa me e larte e debores prej 63 centimetrash, eshte regjistruar ne Kodren e Diellit te Tetoves.
Temperatura gjate dites se diel ka levizur prej minus 5 deri ne 2 grade. Nga Drejtoria Hidrometeorologjike e Maqedonise, paralajmerohet se moti i ftohte me te reshje bore do te mbizoteroje edhe gjate diteve te para te javes se ardhshme.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code