E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana kërkon armëpushim mes Izraelit dhe Palentinës

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Havier Solana u bëri thirrje sot Palestinës dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza, duke i siguruar se BE-ja ishte e gatshme të kontribuonte me një mision vëzhguesish ndërkombëtar për ruajtjen e paqes.''Armëpushimi duhet të respektohet nga të gjithë, të ketë qëndrim të qartë dhe të jetë i përhershëm'', theksoi Solana.''Për këtë ne jemi gati të bashkëpunojmë me anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar për të parë sesi mund të vëzhgohet armëpushimi'', shtoi ai.''Nëse kjo është e nevojshme, BE-ja do të marrë pjesë në vendosjen e një misioni vëzhguesish ndërkombëtarë, por kjo nuk mund të bëhet për 24 orë'', nënvizoi Solana

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›