E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj i gatshem te takohet me Thacin

Lideri i Aleances per Ardhmerin e Kosoves, Ramush Haradinaj eshte shprehur gjate nje interviste per Top Channel se eshte i gatshem per shtrengoj doren me kryeministrin Thaci, por thote ai, do te vazhdoje te mbetet nje opozitar i forte.

Haradinaj u shpreh i bindur per zhvillimin e zgjedhjeve kete vit.

“Zgjedhjet do te mbahen”, theksoi ai. “Ka nje situate ku nuk eshte deklaruar ne menyre precise per daten e zgjedhjeve... Ne do te sillemi ne perputhje me interesat e qytetareve te vendit duke kerkuar zhvillimin e zgjedhjeve”, shtoi ai.

Nderkohe kryeministri, Hashim Thaci theksoi dje se ne vitin 2009, Kosoven e presin sfida te shumta dhe nuk mendon se do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te kerkuara fuqishem nga opozita.

“Zgjedhje lokale do te jene ne nentor, ndersa per zgjedhjet parlamentare do te respektojme Kushtetuten. Kerkesat per zgjedhje nuk jane serioze, por jane me teper sa per te bere zhurme”, u shpreh Thaci.

Haradinaj dhe Thaci prej kater vjetesh nuk komunikojne me njeri–tjetrin, qe kur ish-komandanti i UCK-se per zonen e Dukagjinit vendosi te hyje ne koalicion qeverises me ish-presidentin Rugova.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›