E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Situata në Kosovë, të zgjidhet në mënyrë paqësore

EULEX-i ka reaguar për veprimet e Policisë së Kosovës. Në një deklaratë për mediat thuhet se është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore.

“EULEX, po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës”, theksohet në deklaratë.

Ndër të tjera, EULEX-i përmend fakti se së bashku me Bashkimin Evropian në Bruksel, e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd.

“Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, përfundon deklarata e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›