KFOR Operacioni ne veri i suksesshem

Komanda e KFOR-it ka deklaruar se, operacioni për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe zhbllokimin e rrugëve në pikat kufitare 1 dhe 31 ka rezultuar i suksesshëm.
Zëdhënësi Uve Novicki ka bërë të ditur se tashmë trupat e KFOR-it kanë nën kontroll të plotë luginën e sipërme të Ibrit dhe rrugët që janë përdorur për kontrabandën.
“KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë”, ka nënvizuar Novicki.
EULEX: Pika kontrolli në pikën 31
Një komunikim analog ka bërë edhe misioni EULEX, që ka njoftuar se barrikadat janë Veriu i KosovësBarrikadat, nuk ka marrëveshjeShpërthim në veri të Mitrovicës Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen larguar dhe janë vendosur pika kontrolli për automjetet.
Sipas njoftimit, pikat e kontrollit janë vendosur në pikën kufitare numër 31, si dhe në zonën e Zubin Potokut.
“Qëllimi ynë është që të përmirësohet situata dhe të sundojë ligji në këtë pjesë të Kosovës”, ka deklaruar EULEX.
Misioni evropian bën të ditur gjithashtu se për një kohë të shkurtër ndaloi disa persona pranë pikës kufitare, të cilët gjithësesi i liroi pak më vonë.
Thaci dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it
Ndërsa kryeministri kosovar Hashim Thaci ka dënuar reagimin e dhunshëm të banorëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, duke plagosur tetë prej tyre.
“Dënoj dhunën e ushtruar mbi ushtarët paqeruajtës të KFOR-it nga anëtarët e strukturave kriminale në veri”, ka deklaruar Thaci.
Kryeministri, përmes një komunikate për shtyp, është shprehur se përshkallëzimi i dhunës nuk është në interes të askujt.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve. KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.
Tadic, letër serbëve të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka dërguar një letër për serbët e Kosovës, ku i fton ata që të shmangin dhunën. Peshkopi serb: KFOR, më keq se nazistët
Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije e ka krahasuar praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me pushtimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitler. Kosovë, sulmohet selia e LDK-së
Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës.
Lajmet kryesore
Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë sulmit për qytetin e fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Tre të plagosur në Shkodër