E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t


Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, është konfirmuar i vdekur nga burime zyrtare, disa orë pas përhapjes së zërave të parë për këtë ngjarje.

Njeriu që drejtoi vendin e Afrikës Veriore për më shumë se 40 vjet nëpërmjet një regjimi autoritar dhe ushtarak, mbeti i vrarë në betejën për marrjen e Sirtes, qyteti i fundit i cili kishte mbetur ende në duart e besnikëve të diktatorit.

Ministri i Informacionit i qeverisë së përkohshme, Mahmoud Shammam, deklaroi se luftëtarët e ushtrisë rebele kanë mundur të identifikojnë trupin e pajetë të kolonelit. Ndërkohë, festimet kanë nisur të zhurshme në pjesë të tjera të LibiaLibi, raportimet: Vdes Gaddafi Libi, forcat anti-Gaddafi marrin Sirten Clinton, vizitë surprizë në Libi vendit.

Fillimisht u raportua nga mediat ndërkombëtare se koloneli ishte plagosur në këmbë, por më tej u njoftua se Gaddafi ndërroi jetë ndërsa po transportohej me ambulancë.

Në Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbërriti i vdekur. Koloneli u kap ndërsa po tentonte që të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n.

“Ai u kap, u plagos në kokë dhe në të dyja këmbët dhe është marrë nga një ambulancë”, deklaroi fillimisht për agjencinë e lajmeve “Reuters” anëtari i KKT-së, Abdel Majid.

Sipas këtij burimi, pati një shkëmbim të ashpër zjarri mes rebelëve dhe grupit mbrojtës të kolonelit para se ky të kapej, në vendlindjen e tij, Sirte.

Ndërsa një ushtar që thotë se e kapi personalisht liderin e rrëzuar ka deklaruar për BBC se në momentin e arrestimit Gaddafi bërtiti: “Mos qëlloni”.

Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.

Ndonëse reporterët e mediave ndërkombëtare nuk kanë mbërritur ende në Sirte dhe lajmi nuk është konfirmuar prej tyre, deklarata e Shammam përbën burimin e parë zyrtar që konfirmon ngjarjen.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Dy persona mbijetojnë
Meta përgënjeshtron Frattini-n
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm
Tre të plagosur në Shkodër

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›