KFOR: S’ka krizë humanitare

Forcat e NATO-s në Kosovë akuzohen sërish nga serbët e veriut dhe zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wichter, ka përgënjeshtruar sërish të ashtuquajturin kryetar të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç.
Ai ka thënë se nuk janë dërguar forca shtesë shqiptare në veri, e posaçërisht në lumin Ibër. Wichter nëpërmjet një reagimi për mediat ka thënë se veriu nuk po furnizohet, sepse njerëzit i kanë të gjitha mundësitë për t`u furnizuar dhe se asnjë institucion nuk ka vërtetuar se ka krizë.
Gjithashtu Wchter ka hedhur poshtë pretendimet e Nedelkoviç se Buhler po mban anën e shqiptarëve, duke thënë se Komandanti i KFOR-it, është përgëzuar nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për ndaljen e dhunës në veri.