E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE i hap rrugën Kroacisë për në BE

Parlamenti Evropian votoi pro anëtarësimit të Kroacisë në BE, ndonëse kërkoi nga Zagrebi që të bëjë edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për anëtarësimin e Kroacisë në BE votuan 564 deputet të PE-së, 38 ishin kundër, dhe 32 abstenuan.
 

Marrëveshja e Parlamentit ishte pengesa e fundit juridike para nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit, i parashikuar të bëhet gjatë samitit të drejtuesve evropianë të 8 dhe 9 dhjetorit në Bruksel.
 

Traktati duhet të ratifikohet menjëherë nga të 27 shtetet anëtare të BE-së. Nëse çdo gjë shkon si duhet, më 1 korrik 2013 Kroacia do të bëhet shteti i 28-të i BE-së.
 

Parlamenti Evropian kërkoi nga autoritetet kroate që të rrisin përpjekjet për nxjerrje para drejtësisë të krimeve të luftës, të respektimit të rekomandimeve të Gjykatës Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) dhe të inkurajimit të rikthimit në vend të refugjatëve të luftës , veçanërisht të serbëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›