Ministri Stavileci takohet me homologët nga Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia

Gornja Radgona (Slloveni), 23 gusht - Me ftesë te ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit te Republikës se Sllovenisë, Dejan Zhidan, ministri i Bujqësisë..., Blerand Stavileci, ka marr pjese ne AGRA 2010, në Panairin e 48 ndërkombëtar për Bujqësi dhe Ushqim. Ky panair është duke u mbajtur ne Gornja Radgona te Sllovenisë nga data 21- 26 Gusht, 2010. Në hapje te panairit ka marr pjese presidenti i Republikës se Sllovenisë Danillo Turk, dhe ministrat e vendeve te rajonit si ai Hungarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, si dhe shume zyrtarë te vendeve te BE-se dhe te regjionit si dhe përfaqësues te ndërmarrjeve nga fusha e agrobiznesit dhe ekspert te kësaj fushe.
Ministri Stavileci ka takuar ministrin slloven te Bujqësisë,. Dejan Zhidan ku është diskutuar për fushat e bashkëpunimit dhe për mbështetjen të cilën Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit të Republikës së Sllovenisë do t’i ofroj Kosovës në hartimin e politikave bujqësore dhe zhvillimit rural, në përgatitjen e legjislacionit, në plotësimin e kritereve dhe përgatitjen e negociatave në procesin e integrimeve evropiane.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar lidhur me nxitjen e investimeve të ndërmarrjeve sllovene ne Kosovë, në fushat e prodhimtarisë së farërave të drithërave, në sektorin e përpunimit të qumështit, të përpunimit të mishit të pulave si dhe në sektorët tjerë të agrobiznesit.
Gjatë takimit të dyja palët janë pajtuar për hartimin e draft marrëveshjes për bashkëpunim ku do të parashihen hapat konkretë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Takime tjera shumë i rëndësishme të ministrit Stavileci ka qenë ai me drejtuesit e Agjencisë së Pagesave për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe me Oden e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Sllovenisë, ne këto takime me udhëheqësit e këtyre institucioneve, Ministrit Stavileci i është premtuar mundësi përkrahje në ngritjen e kapaciteteve humane për Njësinë e Pagesave, dhe përkrahje implementimit të modelit slloven ne organizimin e Shërbimeve Këshillimore që ju ofrohen fermerëve në Kosovë.
Ministri Stavileci gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Republikën e Sllovenisë ka pasur takimet edhe me ministrin e Bujqësisë, Peshkatarisë dhe Zhvillimit Rural të Kroacisë, Petar çobankoviç dhe atë të Republikës së Maqedonisë, Ljupko Dimovski, ku teme e diskutimeve ka qenë përforcimi i bashkëpunimit të ngushtë në bazë të parimeve të ndërtimit të marëdhënieve të mira, në rritjen e respektit të ndërsjellë në mes vendeve fqinje, zhvillimin e dialogut dhe bashkëpunimit në fushat e Zhvillimi Rural dhe të Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik, Agro-industrisë dhe zhvillimit të projekteve të bashkëpunimit rajonal.