SBASHK-u: Qeveria ka bërë ofertë që pagat të rriten nga 1 janari

Prishtinë, 23 gusht - Drejtues të SBASHK-ut nuk kanë marrë vendim rreth ofertës së Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave të mësimdhënësve, por thonë se kjo ofertë do të shqyrtohet nga anëtarësia e sindikatës dhe mandej këshilli do të marrë një vendim kësaj të premte.
Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabani ka thënë për Kosovapress se gjatë një takimi me drejtues të MASHT-it është biseduar për të gjitha mundësitë për rritjen e pagave të mësimdhënësve, ofertë kjo e cila do të shqyrtohet nga anëtarësia e këshillit të përgjithshëm të sindikatës.
“Oferta është që tani për tani nuk ka mundësi të rriten pagat për shkak të pengesave që dalin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pengesat tjera administrative që dalin, por Ministria e Arsimit dhe kryeministri kërkuan që të formohet një komision i përbashkët ku do të hartohej një draft projekt për rritjen e pagave dhe pastaj kryeministri u zotua që do të punojë në realizimin e këtij drafti që del nga një marrëveshje e përbashkët”, ka thënë Shabani.
Sipas tij, realizimi i këtij projekti të përbashkët do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm. Megjithatë, sipas Shabanit, SBASHK-u ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kësaj oferte, të cilën së pari do t’ia prezantojë anëtarësisë dhe mandej këshilli do të marrë një vendim të premten.
Ofertën e Qeverisë së Kosovës ai e konsideron si serioze, megjithëse nuk është i sigurt se sa për qind do të jetë ngritja.
“Na u është dhënë një premtim nga Qeveria e Kosovës që ngritja do të jetë substanciale që do t’i kënaqë interesat e punëtorëve të arsimit, madje do t’i kënaqë më shumë se sa mendojmë edhe ne vetë”, ka thënë Shabani.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka premtuar se do të ketë ngritje të pagave për mësimdhënësit. Edhe pse ai ka përmendur se ngritja do të ndodhë në fillim të vitit 2011, nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë kjo ngritje në përqindje.
Përfaqësuesit e MASHT-it dhe SBASHK-ut janë pajtuar për formimin e një komisioni që do të merret me hartimin një plani për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve të arsimit dhe planifikimin buxhetor rreth ngritjes së pagave.
Kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut janë për ngritjen e pagave nga 50 deri në 100 për qind.