E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncepti i filmave sipas kuratorit

“Një kinema e ngritur në ngjarje pa zhurmë, ku shfaqen fytyra të zakonshme; Një poezi e realitetit, fijesh të pakapshme; Një rrëfim që thuret me elemente të pakëta; Një samba që luhet një mëngjes të diele, një udhëtim në një fshat të humbur dhe ndoca buzëqeshje, teksa kalon rrugës; Kërkimi për skena të zakonshme të kalon nga arsyeja në emocion, nga perceptimi në ndjenjat e ngrohta.

Në ekran, përfshirja nëpër takime përkthehet në gjeste spontane. Vështrime të gjata soditëse apo të shkurtra e të pasigurta nga kamera. Të shohësh dhe t’i lësh të tjerët të të shohin. Filmi, si frut i një takimi, ku të gjithë ata që janë përfshirë në të, s’janë më siç ishin.

Festivali i filmit bashkëkohor Brazilian është vetëm një pjesëz e një prodhimi të madh. Veprat e përzgjedhura janë eksperimentale, mënyra provokuese, që të shtyjnë të mendosh për paraqitjen e realitetit në një vend kaq të madh e me kaq shumëllojshmëri si Brazili. Është një ftesë, për ta zhytyr veten brenda të çarave të filmit, ku çdo shikues mund të lidhet me filmin, sipas së kaluarës së tij vetjake. Gjithçka merr pjesë dhe e lejon këtë përvojë. Çdo lëvizje e vogël ndjen, josh. Punëtorët që dalin nga fabrika, një balonë që endet kuturu në ajër mund të jenë po aq shprehëse, sa edhe koreografia komplekse e një baleti. Filmi ëhstë një dritare që kuadron hapësirën e vërtetë dhe ndriçon çdonjërën prej këtyre copëzave delikate”. Diego Hoefel

Filmat që do të shfaqen:

Udhëtoj, se jam i detyruar, kthehem, se të dua

Raunybdi Dos Queijos (metrazh i shkurtër)

Bulevardi Brazilia e Bukur

Pantallonat kadife (metrazh i shkurtër)

Lart në Qiell

Contagem (metrazh i shkurtër)

Morro Do Ceu

Prova Filmi (metrazh i shkurtër)

Përbindëshat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›