E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, digjet një shtëpi në komunën Kaçinar

Mirditë- Në orët e vona të natës një zjarr i rënë në një banesë ka djegur plotësisht një shtëpi në fshatin Simon i komunës Kaçinar. 

Kryefamiljari i shtëpisë së djegur dhe banorë të tjerë njoftojnë se nga zjarri rrezikohen dhe disa shtëpi të tjera aty pranë. 

Mark Lleshi njofton se banesa e tij e djegur plotësisht dhe se bashkë me familjarët po bëjnë përpjekje për të ndalur zjarrin që rrezikon shtëpitë e tjera. 

Fatmirësisht nuk njoftohet për viktima apo dëme në njerëz. 

Lajmi konfirmohet gjithashtu dhe nga kryetari i komunës i cili është ndodhur në vendngjarje. Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›