E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, gjenden pesë persona të vrarë

Portali Shqipmedia njofton se pesë persona të vrarë janë gjetur afër liqenit të Hekuranës në afërsi të Shkupit. 

Burimet policore ende nuk kanë informacione se në çfarë rrethanash kanë ndodhur këto vrasje. Ekipet e policisë tashmë janë në vendngjarje dhe për më tepër informacione pritet të dalin sot gjatë ditës, njofton një media në gjuhën maqedone. 

Gjurmë të dukshme të gjakut dhe plumba janë gjetur afër trupave të cilët të enjten diku rreth orës 22:30 i kanë gjetur peshkatarët në afërsi të liqenit në fshatin Smilkovci të Shkupit. 

Pesë personat e vrarë afër liqenit të Hekuranës në afërsi të Shkupit siç ka mësuar jozyrtarisht portali Shqipmedia janë të kombësisë maqedonase nga lagja Radishani e Shkupit dhe me moshë nga 18-20 vjeçare. 

(ar.si7BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›