KFOR do të largohet nga Kosova brenda 5 vjetësh
Prishtinë - Brenda një periudhe jo më të gjatë se pesë vjeçare, misioni i forcave paqeruajtëse ndërkombëtare - KFOR mund të tërhiqet nga territori i Republikës së Kosovës. Sipas deputetit të Partisë Popullore të Austrisë në Parlamentin Evropian Hubert Pirker, megjithë gjendjen e rëndë ekonomike, situata në Kosovë mund të vlerësohet stabile. Ai shtoi se gjatë vitit të ardhshëm numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë do të përgjysmohet.