E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Nuk duam te largohet UNMIK, na mbron qytetaret

Beograd,  18 mars, 09:47, NOA - Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka thënë se për qeverinë e Serbisë është "absolutisht e papranueshme" ndërprerja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

"Këshilli i Sigurimit i KB nuk do të lejojë që të hiqet misioni i UNMIK-ut, sepse ai është misioni i vetëm legjitim krahas EULEX-it dhe KFOR-it, i cili duhet të kujdeset për të gjithë qytetarët në Kosovë", tha ai.
Dje, ministri i Jashtëm Skënder Hyseni tha se do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të ndërpresë misionin e UNMIK-ut, sepse ai nuk ka kurrfarë kompetencash, ndërsa në Kosovë tash ndodhet misioni i EULEX-it.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›