Sllovakia,kundër pavarësisë së Kosovës

Të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale të 21 marsit në Sllovaki janë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës, e respektivisht kanë mbrojtur qëndrimin e qeverisë sllovake ndaj kësaj çështjeje. Në një anketë të realizuar nga televizioni sllovak TA3, shtatë kandidatë për president të Sllovakisë janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara, mes të cilave edhe për pavarësinë e Kosovës. Dhe, që të shtatw - kanë mbështetur qëndrimin e qeverisë së këtij vendi sipas sw cilit, "pavarësia e saj është shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare". "Sllovakia ka qëndrim të palëkundur ndaj kësaj çështjeje. Ne jemi pro respektimit të së drejtës ndërkombëtare, dhe për këtë jemi kundër shkeljes së deklaratave. Prandaj mendoj se qëndrimi i Sllovakisë është i drejtë", ka thënë Ivan Gasparovic, kandidat që konsiderohet favorit për të marrë postin e presidentit.Ngjashëm janë përgjigjur edhe kandidatët të tjerë, madje disa prej tyre kanë vlerësuar se politika e Sllovakisë duhet të bazohet në vendimin e Serbisë rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.