E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do të detyrojë AIG të kthejë bonuset

Gjigandi i sigurimit AIG do të duhet të rikthejë në Departamentin e Thesarit 165 milionë dollarë që ka dhënë në formën e shpërblimeve për ekzekutivët e saj, ka bërë të ditur Sekretari i Thesarit Timothy Geithner nëpërmjet një letre për liderët e kongresit. Kjo kompania mori më herët pikërisht rreth 180 miliardë dollarë ndihmë nga buxheti i qeverisë për t'i shpëtuar falimentimit, pasi njoftoi humbje të mëdha në miliarda dollarë. Së fundmi kompania e sigurimeve AIG ose "American International Group" nisi të përjetonte probleme për shkak të pakujdesisë dhe menaxhimit jo efektiv. Gjithashtu presidenti amerikan Obama i ka kërkuar Sekretarit të tij të Thesarit, Timothy Geithner, të marrë të gjitha masat ligjore për ta bllokuar pagimin e shpërblimeve. Për këtë çështje, drejtori i kompanisë, kishte deklaruar se AIG nuk ka patur zgjidhje tjetër, por t'i paguante shpërblimet sepse pagesa e tyre ishte e detyrueshme me ligj. Humbjet që regjistroi kompania në tremujorin e katërt të vitit të shkuar ishin më të mëdhatë në historinë e korporatave. "Ne do të imponojmë një angazhim kontraktual për AIG -tha geithner i cili shtoi se Thesari do të zbresë nga 30 miliard dollarë në ndihmë, një sasi të barabartë me shumën e atyre pagesave." Kjo do të ishte një pagesë e dyfishtë, sqaroi geithener dhe ne nje farë forme do te ishte penalizim për AIG për dhënien e shpërblimeve. Një veprim i tillë erdhi pasi prokurori i përgjithshëm
i New York-ut Andrew Cuomo konfirmoi nëpërmjet një letre në Kongres, se këtë vit, AIG ka paguar 73 punonjës me bonuse prej më shumë se 1 milion dollarë secili. Një falimentimi i mundshëm i AIG-së, do të prekte tregjet në mbarë botën. Qeveria amerikane ndërhyri për ta shpëtuar kompaninë dhe procesi i shpëtimit nuk ka përfunduar ende. Cuomo gjithashtu shkruante në letrën e dërguar kongresit se 11 punonjës nuk punojnë më për kompaninë. AIG është kritikkuar ashpër për dhënien e shpërblimeve ndërsa po arrin deri tani të mbijetojë falë shumës prej më shumë se 170 miliardë dollarësh të marra nga qeveria amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›