KFOR-i, Stand-by

Në mars e prill pret që të rënët të përkujtohen me qetësi. Edhe me 10 mijë trupa, premton se janë të gatshëm për çdo situatë. Përjashtimet nga FSK-ja i bëjnë ata, por nënshkrimet i vendosin vendorët. Nëse kanë para, nuk e pengojnë Policinë e Kosovës të blejë helikopterë. Markus Bentler, komandant i përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë, flet për Express.
Express: Komandant, para disa ditësh, shpërtheu një zjarr këtu brenda Komandës Qendrore të KFOR-it. Çfarë ndodhi?
Markus Bentler: Të themi së pari që zjarri ka ndodhur natën, mbrapa kësaj ndërtese ku jemi dhe është përhapur për dhjetë minuta. Ekipi ynë i zjarrëfiksve menjëherë ka intervenuar duke e shuar atë për shkak se kontejnerët që kemi marrin zjarr shumë shpejt. Ata kanë bërë punë të mirë sepse kanë shpëtuar disa makina, një rezervar me derivate. Nuk e di arsyen se çfarë ka ndodhur, pasi ende është nxehtë për të hyrë brenda. Kemi shpresë që së shpejti do të shohim se çfarë ka ndodhur, të kemi detaje dhe informata se cila mund të ketë qenë arsyeja. Deri më tash, nuk dimë çka të themi më shumë.
Express: Prisni “zjarre” të tilla në muajt që vijnë edhe në pjesë të tjera të vendit?
Markus Bentler: Më shumë do të thoja se kjo është deklaratë negative. E di se çka po pretendoni më këtë, për shkak se jemi në fillim të muajit mars dhe para prillit, kur është periudha e përkujtimeve të ndryshe që ndodhin këtu. Jam i sigurt që secili ka arritur maturinë për të përkujtuar gjithçka në mënyrë paqësore. Shpresojmë në atë mënyrë të kemi bashkëpunim të mirë. Po mundohemi të rrimë afër edhe me asambletë komunale dhe partnerët relevantë. E dimë që historia e Kosovës është diçka që njerëzit flasin në këtë mënyrë, e ndjenjë ndryshe apo janë të ndërlidhur më ato emocione, mirëpo e di që duhet të kemi mundësi të flasim me të tjerët. Duhet t’u tregojmë të kenë sensin e mirë dhe të përkujtojnë, të kenë një celebrim sa më të mirë, sa më paqësor dhe mund të them që të tillë e kemi pasur në vitin 2009. Shpresoj se nuk do të ketë arsye apo indikacione të kemi një zjarr të tillë për shkak se shpresojmë që pranvera do të jetë pranverë e mirë, e jo e nxehtë.
Express: Me 10 mijë trupa, mund të ndihmoni që situata në veri të vendit të jetë më optimiste?
Markus Bentler: E them qartë që po. Programi ynë operacional, ta quajmë ashtu, tregon se kemi qenë, jemi dhe do të jemi të pranishëm aty ku është e nevojshme. Ne kemi paraparë të reagojmë shumë shpejt dhe me një njoftim shumë të shkurtë, që mund të paraqitet dhe prapë po them që kemi një numër të konsiderueshëm në zonat e caktuara ku kërkohet të marrin pjesë. Mendoj se është e mjaftueshme të përkushtohemi për misionin tonë. Kohëve të fundit kemi pasur disa ushtrime të cilat ma kanë rritur besimin që edhe me 10 mijë trupa, nuk ka dyshim që do të kemi mundësi të reagojmë.
Express: Në rast se institucionet e Kosovës dhe ICO-ja ju kërkojnë ndihmë, jeni të gatshëm t’ua ofroni?
Markus Bentler: Po, edhe pse e kam frikë një pyetje të tillë, sepse gjithmonë del kjo. Po e nënvizoj dhe po ju tregoj edhe një herë rolin e KFOR-it. Ne jemi të paanshëm dhe neutralë, shërbejmë për të gjithë popullin e Kosovës. Them se jemi neutralë për statusin e Kosovës. Kjo është pika kryesore, ku po mundohemi të përqendrohemi, për shkak se të gjithë qytetarët e Kosovës na duan për këtë. Ndoshta ata do të kishin pasur dëshirë të na shohin në një rol asistues dhe mbështetës, mirëpo ne dëshirojmë t’u tregojmë të gjithëve se jemi garantues të sigurisë dhe për këtë arsye jemi të përqendruar në dy drejtime. Nuk dëshirojmë të jemi mjet për qëllime të caktuara, për shkak se kjo do të na zvogëlonte reputacionin tonë dhe kjo është ajo për çka ne po luftojmë. Ta mbajmë në vijë dhe të jemi të pranishëm si një mjet politik, por me aspekte të caktuara.
Express: Policia e Kosovës ankohet se KFOR-i nuk e lejon të blejë helikopterë për të ruajtur kufijtë nga kontrabanda. Pse nuk i lejoni?
Markus Bentler: Policia e Kosovës është e pranishme edhe në veri të Kosovës,. Njerëzit i shohin së bashku me EULEX-in. Nuk është vetëm KFOR-i atje. Policisë së Kosovës i lejohet të ketë helikopterë, por kjo është një çështje më shumë financiare.
Këtë pyetje duhet t’ua parashtroni edhe institucioneve të Kosovës se çfarë kanë planifikuar për këtë punë, sepse KFOR-i nuk ua ndalon blerjen e helikopterëve. Pajtohem për punën e kontrabandës, së cilës mund t’i referohemi si sëmundje ballkanike, apo virus i Ballkanit. Policia e Kosovës është duke u rritur. Ata janë të përkushtuar të kryejnë punët e tyre në kufirin me Maqedoninë, Shqipërinë e Malin e Zi. Por nëse e shikojmë terrenin gjeografik, e shohim që aty duhet të kemi një kontroll më të përkushtuar. Për këtë arsye, nuk mendoj që një apo dy helikopterë do ta zgjidhnin këtë problem. Këtu duhet të përfshihen më shumë asete, për shkak se kontrabanduesit janë mjaft mirë të stërvitur. Kjo është edhe sfidë për Policinë e Kosovës, sepse ata duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë komplet një vijë të gjatë kufitare. Kur ishim në një kontroll të tillë në vitin 2002, nuk e keni ndjenjën sa e vështirë ishte të jemi 24 orë, shtatë ditë në javë apo 365 ditë, për të parë se sa jemi të përqendruar në lidhje me këtë fushë. Një gjë e tillë kërkon një fushë më të gjerë të sigurisë, apo edhe një bashkëpunim më të thellë me vendet fqinje.
Express: Flasim për FSK-në. Njerëz të përgatitur po përjashtohen. Kush po e bën këtë, KFOR-i apo FSK-ja?
Markus Bentler: Ne kemi të bëjmë me proces të verifikimit të së kaluarës dhe procesin e përzgjedhjes apo seleksionimit të FSK-së. Ky është një mision i KFOR–it. Pastaj vjen filtrimi i pjesëtarëve që do të jenë pjesë e FSK-së. Ky është një organizim që e kryen KFOR-i. Nuk ka të bëjë fare me shkathtësitë e individit apo profesionalizimin e tij. Ka të bëjë më të dhënat për të. Është proces i paanshëm, që nuk kontrollohet nga unë. Është komplet i pavarur. Për këtë arsye ata mendojnë që në momentin e kryerjes së procesit të trajnimit, automatikisht bëhen pjesë e FSK-së. Kjo nuk ndodh. Procesi i verifikimit të së kaluarës merr kohë. Kontrollohen të dhënat e individit, dosjet apo historia e tij. Verifikimin e së kaluarës e quajmë dritë të gjelbër që zyrtarisht të bëhesh pjesë e FSK-së. Nuk do të thotë që të jesh i suksesshëm vetëm në procesin e trajnimit, por edhe verifikimi i dosjes të jep mundësi të jesh pjesë e kësaj force. E di që janë lënduar ndjenjat e disave, ka pasur reagime dhe ankesa nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, për këtë. Por ky është proces i paanshëm, neutral dhe sovran. Kjo është arsyeja që ne mundohemi që FSK-ja të ketë pjesëtarë me kualitet të lartë dhe të kenë mundësi të jenë pjesë e së ardhmes.
Express: Pse në këto vendime ndodhet nënshkrimi i gjeneral Sylejman Selimit?
Markus Bentler: Verifikimi bëhet nga ana jonë, ne i sjellim këto vendime. Arsyeja pse qëndron nënshkrimi i komandantit të FSK-së është për shkak se ne e kryejmë një pjesë të punës, kurse ata e kanë për detyrë që t’u tregojnë pse ka ndodhur një gjë e tillë. Ky është si një akt ekzekutiv, të cilin duhet ta kryejnë. Prapë e them se ne jemi duke e kryer një proces neutral, por më shumë është akt administrativ, i cili e detyron FSK-në t’iu tregojë atyre shkaqet e largimit. Procesi i verifikimit është i duhur, ndoshta pak i ngadalshëm, por njerëzit që punojnë në këtë zyrë, do të mundohen ta kryejnë punën e tyre ashtu siç kërkohet nga ata.