E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i dergon trupa shtese ne veri per te rivendosur rendin

Forcat paqeruajtese te NATO-s thane se po vendosin trupa shtese ne veri per te rivendosur rendin pas incidentit te sontem kur grupe serbesh i vune flaken njeres nga postat kufitare me Serbine.

Ne nje komunikate te KFOR-it thuhet se pas nje dite demonstrimi situata u perkeqesua ne piken doganore ne Jarine dhe persona te panjohur i kane vene zjarrin kesaj pike kufitare. Gjithashtu jane konfirmuar raportimet per te shtena ndaj personelit te KFOR-it ne afersi.

Forcat e KFOR-it te vendosura atje do te perforcohen gjate mbremjes ne menyre qe te parandalohet shkallezimi i metejshem i situates. Ky do te jete nje proces ne vazhdim dhe KFOR-i pret qe pas perforcimit rendi to te rivendoset shume shpejt.

Ne komunikate thuhet se ne piken kufitare ne Bernjak KFOR-i ka shtuar masat e sigurise dhe mbrojtjes se personelit.

Komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler ka zhvilluar disa takime me udheheqesit politike nga te dyja palet per te negociuar nje zgjidhje ne baze te

Nje plani trepikesh sipas te cilit te gjitha njesite e posacme te policise do te kthehen ne jug. Bllokadat rrugore te serbeve do te hiqen dhe oficere te te thjeshte te Policise se Kosoves te te dyja perkatesive etnike do te vendosen ne pikat doganore.

Gjenerali Buhler me kete rast u ka bere thirrje te gjithe njerezve paqesore te Kosoves te permbahen nga dhuna dhe te mbeshtesin nje zgjidhje paqesore per krizen aktuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›