E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme e Shqiperise reagon ndaj zhvillimeve ne veri te Kosoves

Ministria e Jashtme e Shqiperise reagoi sot ndaj zhvillimeve te fundit ne veri te Kosoves ku dje humbi jeten edhe nje nga pjestaret e policise dhe te tjere mbeten te plagosur. Tirana kerkon zgjidhjen e problemeve permes dialogut

Shqiperia thuhet ne deklaraten e shperndare sot ka mbeshtetur dhe mbeshtet pavaresine e Kosoves dhe shtrirjen e sovranitetit te saj ne te gjithe territorin e Republikes se njohur nga 77 vende.

Eshte e domosdoshme thuhet ne deklarate qe zgjidhjet te vijne permes dialogut dhe marreveshjeve te arritura zbatimit te Strategjise per Veriun te qeverise se Kosoves dhe Zyres Civile nderkombeatre qe do te bejne te mundur ushtrimin e pushtetit legjitim te autoriteteve te zgjedhura te pushtetit qendror dhe lokal ne Veri te Kosoves.

Ministria e jashtme nenvizon edhe njehere se Zgjidhja e problemeve te mbetura mes Kosoves dhe Serbise duhet te behet permes procesit te bisedimeve duke nenvizuar se eshte thelbesore qe konkluzionet e arritura mes tyre me ndermjetesimin e Bashkimit europian te shnderrohen ne marreveshje te zbatueshme me garanci nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›