E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Sulmi ndaj pikes kufitare eshte udhehequr nga Beogradi

Autoritetet ne Kosove e kane akuzuar Beogradin zyrtar dhe strukturat paralele ne veriun e vendit per sulmin ndaj vendkalimit kufitaar ne Jarine ne komunen e Leposavicit ne veri. Ne oret e mbremjes grupe protestuesish serb i kane vene flaken vendkalimit kufitar ne Jarine vetem pak kohe pasi qe njesite e posacme te policise se Kosoves i dhane fund operacionit per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine ne veriun e banuar me shumice serbe. Kjo eshte hera e dyte qe kjo poste kufitare digjet nga protestuesit serbe. Heren e pare ajo u dogj pak dite pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e ka akzuzuar Beogradin zyrtar dhe strukturat paralele ne veriun e vendit per sulmin ndaj vendkalimit kufitar ne Jarine ne komunen e Leposavicit ne veri. Ai i beri keto komente gjate nje konference te jashtezakonshme per shtyp gjate oreve te vona te nates ku tha se sulmi ndaj pikes kufitare eshte udhehequr dhe bashkerenduar nga udheheqesit e larte te Beogradit duke nenvizuar se me keto veprime eshte sic tha ai demaskuar edhe publikisht politika e Beogradit ndaj Kosoves.

Fatkeqesisht ne oret e pasdites nje grup kriminal i udhehequr nga lideret e strukturave paralele serbe te motivuara nga autoritetet e Beogradit kane sulmuar piken 1. Keto veprime te dhunshme jane urdheruar koordinuar dhe udhehequr nga strukturat me te larta politike te qeverise se Serbise. Djegia e pikes 1 eshte bere nga njerez me maska por gjithcka eshte e qartee pas kesaj djegie qendron Beogradi politika e Beogradit tha ai.

Kryeministri Thaci beri te ditur se forcat paqeruajtese te NATO-s dhe te policise se Kosoves jane duke bere perpjekje per te mbajtur nen kontroll situaten ne vendkalimet kufitare. Ai tha se institucionet e Kosoves nuk do te bejne asnje kompromis.

Ju garantojme se do ta kthejme rendin dhe ligjin. Keni besim ne ne ruani qetesine ne ne asnje rrehtane nuk do te zbrapsemi nuk do te kemi asnje milimeter kthim mbrapa. Per Kosoven do te kete vetem ecje perpara nuk do te kete rikthim te gjendjes se status kuos madje as te gjendjes se para dy diteve. Ky eshte momenti i se vertetes per Kosoven momenti i ecjes perpara momenti per venien e rendit dhe ligjit pas 12 vjetesh ky eshte momenti i unitetit politik dhe qytetare kerkohet solidaritet dhe kerkohet besim te institucionet e vendit tha ai.

Kryeministri Thaci iu beri thirrje qytetareve qe te ruajne qetesine dhe te kene besim ne institucionet e Kosoves duke nenvizuar se ne ate pjese te vendit do te kthehet rendi dhe ligji.

Dua te ju siguroj se nuk te kete kthim mbrapa dhe skenari i Serbise per ndarjen te veriut te Kosoves nuk do te ndoh kurre dhe ne asnje rrethane. Kurre me te vendosur ne keto 12 vjetet e fundit nuk kemi qene dhe gjithe bota eshte e mirekuptueshme ne qasjen tone te vendosur. Ruajtja e qetesise sigurise dhe teresise territoriale te Republikes se Kosoves eshte detyra jona paresore kushtetuese dhe legjitime tha kryeministri Thaci.

Ne oret e mbremjes grupe protestuesish serb i kane vene flaken vendkalimit kufitar ne Jarine ne komunen e Leposavicit ne veri vetem pak kohe pasi qe njesite e posacme te policise se Kosoves i dhane fund operacionit per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine ne veriun e banuar me shumice serbe.

Grupe protestuesish kane hedhur shishe me benzine ne posten kufitare ndersa kane perdorur edhe buldozere per shkaterrimin e saj. Burimet serbe ne veri thane se shishe me benzine jane hedhur edhe ndaj trupave te NATO-s.

Ndaj kesja situate ka reaguar presidenti i Serbise Boris Tadic i cili ka bere thirrje per nderprerjen e menjehershme te dhunes ne Jarine. Ai citohet te kete thene se huliganet qe nxisin dhune nuk jane ata qe i mbrojne as qytetaret e as shtetin serb.

Edhe Ministri serb ne qeverine e Kosoves Goran Bogdanovic e ka denuar djegien e vendkalimit kufitar ndersa i ka cilesuar si ekstremiste grupet e protestuesve qe sulmuan posten kufitare.

Forcat paqeruajtese te NATO-s thane se kane vendsour trupa shtese ne veri per te rivendosur rendin. Ne nje komunikate te KFOR-it thuhet se pas nje dite demonstrimi situata u perkeqesua ne piken doganore ne Jarine dhe persona te panjohur i kane vene zjarrin kesaj pike kufitare. Gjithashtu jane konfirmuar raportimet per te shtena ndaj personelit te KFOR-it ne afersi.

Kjo eshte hera e dyte qe kjo poste kufitare digjet nga protestuesit serbe. Heren e pare ajo u dogj pak dite pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan te henen ne mbremje nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.

Aksioni i policise nuk eshte mbeshtetur nga EULEX-i dhe Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›