Gjermani mbështet Barroson për mandatin e dytë
Berlin - Gjermani mbështet për një mandat të dytë kandidaturën e presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Emanuel Barroso. Këtë fakt e bëri të ditur kancelaria gjermane Angela Merkel, në një konferencë shtypi dhënë së bashku me kryeministrin çek, Jan Fisher.
"Kemi deklaruar tashmë mbështetjen tonë gjatë gjithë kohës, dhe tani do të presim rezultatin e diskutimeve me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian", theksoi kancelaria Merkel.
Ajo deklaroi se Gjermani ka rënë dakord për të kontaktuar me vendet e tjera, dhe për të shqyrtuar mirë këtë situatë.