Karamanlis: Nuk ka zgjedhje të parakohshme
Athinë - Para votimeve parlamentare, kryeministri grek Kostas Karamanlis pati deklaruar publikisht se nuk do të largohej edhe në qoftë se partia e tij nuk do të siguronte numrin më të madh të deputeteve në Parlamentin Europian. Një ditë pas zgjedhjeve deklaroi përsëri se nuk parashikon as zgjedhje të parakohshme, as bashkëpunim me ekstremin e djathtë të partisë LAOS e me kreun e saj Jorgo Karaxhaferri.
Në këshillin qeveritar Karamanlis është shprehur përballë ministrave të tij se “Të gjithë duhet të ndjejnë ndjenjën e përgjegjësisë për këtë humbje. Ka patur gabime për të cilat duhet shumë punë për t’i ndrequr. Mos kërkoni arsyet e humbjes në vend tjetër, kemi faj dhe duhet të ndryshojmë. Për përfundimet e votimeve fajin e kemi vetëm ne dhe për këtë duhet të ndreqim. Çfarë i dëshpëron qytetarët duhet të ndryshojë”.
shpëtim zinxhirija