KFOR-i “flet” italiasht
Autori i Lajmit: red.
Gjenerali italian, Xhuzepe Emilio Gaj (Giuseppe Emilio Gay) për një vit do të jetë në krye forcave paqeruajtëse në Kosovë. Në një ceremoni, ku merrnin pjesë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë, komandanti i krahut jugor të NAT0-s admirali Mark Fixherald, komandën e KF0R-it nga gjenerali francez Ksavi Dë Marnak ia kaloi gjeneralit italian Xhuzepe Emilio Gaj, i cili gjatë periudhës njëvjeçare të udhëheqë mbi 16 mijë pjesëtarë të KFOR-it. Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, duke folur në këtë ceremni solemne, tha se mandati njëvjeçar i gjeneralit Dë Marnak si Komandant i KFOR it ka dy gjysmë vite: njërin para dhe, tjetrin, pas shpalljes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Ai vlerësoi se ky është vit historik për Kosovën, për popullin e saj, por edhe për botën demokratike, që ka qenë pranë nesh në këto vite e dekada. Gjatë vitit të fundit, tha më tej Presidenti Sejdiu, Kosova ka kaluar nëpër sfida të ndjeshme deri në arritjen e statusit të shtetësisë, ndërkaq për procesin e tranzicionit, prej gjendjes pa status të përcaktuar final deri te statusi i shtetit të pavarur e të njohur ndërkombëtarisht deri tani nga 46 vende, tha se ka qenë i rregullt dhe përgjithësisht i qetë. Ai këtë tranzicion e vlerësoi se ka qenë në një ambient të sigurt si meritë, në radhë të parë e popullit të Kosovës, por edhe e ndjenjës së sigurisë, që e jep më së miri KFOR-i te të gjithë njerëzit e Kosovës, pa dallim përkatësie etnike apo fetare. Në kohë të kthesës së madhe historike, Presidenti Sejdiu tha se gjenerali Dë Marnak dhe KFOR-i kanë qenë me qytetarët e Kosovës për të ofruar siguri fizike dhe psikologjike për të gjithë, por edhe rend e stabilitet për Kosovën dhe rajonin. Duke iu drejtuar gjeneralt Dë Marnak dhe gjeneralit Gaj, Presidenti Sejdiu tha se çmon punën që bën KFOR -i, ushtarët dhe oficerët nga vendet kontribuese nga bota, duke shtuar se Kosova do të ketë nevojë për praninë e tyre edhe më. "Koha në vijim paraqet sfidën e radhës për Kosovën, në të cilin edhe NATO-ja/KFOR-i ka rol, sipas planit Ahtisaari dhe detyrave qe ka marrë Aleanca Veriatlantike: ndihmën për krijimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës", tha Presidenti Sejdiu. Ai shprehu bindjen se Forca e Sigurisë e Kosovës do të jetë në gjendje të hyjë në Partneritet për Paqe dhe mandej në strukturat e NATO-s. "Kosova dëshiron të jetë vend që konsumon dhe ofron siguri, që jep më së miri kjo Aleancë politico-ushtarake e kohëve moderne", nënvizoi Presidenti Sejdiu. Në fund të fjalës së tij gjeneralit Ksavi dë Marnak iu dorëzua Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë, me motivacion se çmon punën e gjeneralit Dë Marnak, njeriut që ka qenë me ne për së dyti në Kosovë, udhëheqësit të urtë e energjik të KFOR-it”.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008