Hollruk: Beogradi të mësohet se Kosovën e ka shtet fqinj”
Autori i Lajmit: red.
Në një intervistë për mediat serbe, ish-i dërguari amerikan për Ballkanin, Hollbruk ka vlerësuar se Beogradi tani ndodhet para dy detyrave të rëndësishme: një, të arrestojë Mlladiçin, dhe dy, të pajtohet me faktin se Kosova sot është shtet fqinj.
“Pas kësaj, në Ballkan nuk do të ketë më tensione dhe i gjithë rajoni mund të shpresojë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Hollbruk.
Në këtë intervistë për të përditshmen “Press”, Hollbruk ka pranuar se ndaj ish-presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, ka pasur presion që ai të tërhiqej nga politika, mirëpo - ka shtuar se - atij kurrë nuk i janë dhënë garancitë se nuk do të gjykohet në Hagë.
"Pohimi se unë i pata premtuar Radovan Karaxhiçit lirinë nëse ai do të tërhiqej nga jeta politike, është gënjeshtër e një njeriu të pashpresë, i cili më në fund ka dalë para drejtësisë. Para dy- tri vjetësh e kam parë një letër me nënshkrimin tim të fallsifikuar dhe kam qeshur me zemër”, ka thënë Hollbruk.
Ai ka shpjeguar se një dokument i tillë nuk ekziston dhe ka shtuar se me Karaxhiçin është takuar vetëm një herë, me ndërmjetësim të Sllobodan Millosheviçit, në shtator të vitit 1995, kur ishin marrë vesh për zhbllokimin e Sarajevës.
"Shumë herë kam thënë se Karaxhiçit i dëshiroj çdo të keqe. Më vjen keq pse në Hagë nuk ekziston vendimi me vdekje - mirëpo jam i sigurt se ai do të mbetet prapa grilave deri në fund të jetës”, ka thënë Hollbruk, duke shtuar se, “do të dëshmojë në Hagë nëse mund të kontribuojë që Karaxhiç të mos dalë më kurrë nga burgu”.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008