Starton dhe Kategoria e Parë
Autori i Lajmit: red.
Të shtunën, më 30 gusht nis edhe kampionati i Kategorisë së Parë, ku do të luhen pesë takimet e para. E diela ka rezervuar edhe tri ndeshjet e fundit të javës së parë. Spikasin përballjet Skënderbeu-Dajti (të shtunën) dhe Besëlidhja-Luftëtari (të dielën). SKËNDERBEU – Pas goditjes së madhe me blerjen e Blendi Shkëmbit, trajneri i skuadrës korçare, Renato Rrapo, është në pritje të një lojtari kroat. Klubi ka bllokuar Frashërin për të mos u aktivizuar me Bilishtin.
DAJTI – Skuadra periferike tiranase e presidentit Naim Qarri është përforcuar me dy brazilianë me përvojë: sulmuesin Abilio e mbrojtësin Brashini. Dajti ka një përballje të vështirë në Korçë me Skënderbeun.
SKRAPARI- Trajneri Ylli Shehu synon fitoren në transfertën e vështirë me Turbinën në Cërrik. Lajmi i fundit ka të bëjë me daljen nga spitali të ish-trajnerit Luftar Guri.
TURBINA - Cërrikasit dëshirojnë fitore me rezultat të thellë, pasi kanë në gjirin e tyre disa nga lojtarët më të mirë të Kategorisë së Parë. Mesfushori Eduard Curri beson se këtë vit do të ngjiten në Superiore.
NAFTËTARI – Klodian Melani duket se do të jetë zbulimi i trajnerit Vangjel Capo në sfidën me Bilishtin në Kuçovë.
BILISHT SPORT- Presidenti Gëzim Xhaxhi ka afruar së fundi tre futbollistë, dy të ardhur nga Apolonia dhe një nga Elbasani. Trajneri Poloska është në kërkim të pikëve në Kuçovë. Nigeriani Valentino është dhe blerja e fundit e Bilishtit.
LAÇI- Me kurbinbasit është bashkuar futbollisti 34-vjeçar nga Burreli, Saimir Xhetani. Trajneri Ilir Gjyla shpreson për pikë në ndeshjen kundër Sopotit në fushën e vështirë të Librazhdit.
BESËLIDHJA – Trajneri Gjetja ndodhet në një pozitë të vështirë përpara takimit kundër Luftëtarit në Lezhë. Është larguar Henri Ndreka (te Teuta), ndërsa të dëmtuar janë kapiteni Toma e sulmuesi Haxhia.
LUFTËTARI- Trajneri Andrea Çulli kërkon një premierë me pikë në Lezhë me Besëlidhjen, duke pasur besim te Miço në portë, Taçi në mbrojtje, Stoja në mesfushë e Allamani në sulm.
POGRADECI – Trajneri Ilir Medini e konsideron ndeshjen kundër Kastriotit në shtëpi si një ndër më të vështirat e kampionatit. Pogradeci i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Vetëm një lojtar nuk është nga Pogradeci: Pustina.
KATEGORIA E PARË
JAVA I
E shtunë, 30.08.2008 ora 17:00
NAFTËTARI-BILISHT SPORT (Hoxha)
SOPOTI-LAÇI (T.Latifi, Gjirokastër)
TURBINA-SKRAPARI (M.Dervishi, Shkodër)
GRAMOZI-TËRBUNI (M.Metohija, Lezhë)
SKËNDERBEU-DAJTI (E.Hoxha, Lezhë)
E diel, 31.08.2008 ora 17:00
ADA-BURRELI (R.Sadiku, Elbasan)
BESËLIDHJA-LUFTËTARI (A.Beqiri, Tiranë)
POGRADECI-KASTRIOTI (S.Bogdani, Durrës)
Premier League
16:00 Bolton - Uest Bromuiç
16:00 Everton - Portsmuth
16:00 Hull City - Vigan
16:00 Midëllsbrou - Stoke City
16:00 Uest Hem - Blekburn
18:30 Arsenal - Njukasëll
Spanjë-Liga
20:00 Espanjol - Valadolid
22:00 Valencia - Majorka
Itali- Seria A
18:00 Udineze - Palermo
20:30 Sampdoria –Inter
Bundesliga
15:30 Arminia Bielefeld - Hamburg
15:30 Leverkusen - 1899 Hofenheim
15:30 Borussia M Gladbach - Verder Bremen
15:30 Energie Kotbus - Borusia Dortmund
15:30 Shalke 04 - VfL Bokum
15:30 VfL Volfsburg - Eintraht Frankfurt
Francë- Liga 1
19:00 Kaen - Paris SG
19:00 Grenoble - Monako
19:00 Lorient - Oksere
19:00 Nanci - Le Havre
19:00 Nantë - Le Mansh
19:00 Nisë - Valenciennes
21:00 Marseja - Sosho
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008