E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKK: Në vjeshtë, 4 filma premierë



Vjeshta pritet të vijë me katër premiera në kinematografinë shqiptare. Bëhet fjalë për filmat “Shqiptari” me skenar të Johannes Naber, Andeta Spahivogli e regji të Johanes Naber, “Pharmakon” me regji të Joni Shanajt, “Out of Touch”, skenari Andi Deliana, Enkel Demi dhe regji të Andi Delianës dhe “Maya” me skenar të Luljeta Lleshanakut dhe regji të Pluton Vasit. Këtë e mësojmë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka zhvilluar dje analizën e 6-mujorit të parë të vitit. Në një komunikatë për shtyp, veç vështirësive që hasin kineastët shqiptarë në tregun e kinematografisë botërore dhe “hapat e ndritur” që janë bërë drejt saj, duke u përfshirë në disa organizata të rëndësishme, si “Eurimages”, European Film Promotion (EFP), etj., bëhen me dije edhe projektet e miratuara në këtë 6-mujor. Bëhet fjalë për 12 filma të shkurtër të studenteve diplomantë të Akademisë së Arteve, 5 projekte për filma artistikë me metrazh të shkurtër, 4 projekte për filma dokumentarë, 3 projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër e parë, u miratuan 3 projekte për botime libra, revista, seminare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›