E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR-i merr nën kontroll fshatin Zubç, nata pa incidente

Me fillimin e së premtes, KFOR-i ka vënë nën kontroll tërë magjistralen e Adriatikut në pjesën që i përket fshatit Zupç. Në këtë fshat, KFOR-i ka vendosur forca të shtuara dhe çdo lëvizje nëpër këtë rrugë i nënshtrohet një kontrolli të pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët kanë larguar nga rruga dy barrikada që kanë qenë të vendosura nga serbët muaj më parë.

Në barrikadën e Jegenicës, pjesëtarë të KFOR-it dhe grupet kriminale serbe që ruajnë këtë barrikadë kanë qëndruar tërë natën ballë për ballë. Situata nuk ka shënuar ndonjë incident as në pjesë të tjera të veriut të Kosovës. Natë e qetë ishte edhe në qytetin e ndarë në dysh të Mitrovicës.

Serbët nëpër në fshatrat Jegenicë dhe Zupç në komunën e Zubin Potokut kanë kaluar natën nëpër automobila dhe përreth zjarreve ndezur nëpër disa lokacione. /  Koha Ditore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›