Rinisin kërkimet për 8 marinarët e zhdukur në Adriatik. Ambasadori turk viziton të mbijetuarit
Ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan, vizitoi sot dy të mbijetuarit e tragjedisë së një dite më parë në ujërat ndërkombëtare të Adriatikut.
Duke falenderuar autoritetet shqiptare për gatishmërinë e treguar që në momentet e para të ngjarjes, Asan u shpreh se kjo flet për raportin e miqësisë që ekziston mes dy vendeve tona. Marinarët janë shumë të tronditur, por u shprehën shumë të kënaqur nga pritja që u është bërë. Urojmë që fatkeqësi të tilla të mos ndodhin më, por ne do të jemi gjithnjë të bashkuar, tha ai.
Ndërkohë, në vendin ku një ditë më parë u fundos anija tregtare, kanë rinisur kërkimet për 8 marinarët e zhdukur. Një anije e flotës ushtarake turke Barbaros ka mbërritur në vendin e incidentit dhe ka nisur kërkimet krahas autoriteteve shqiptare. / Mark Brunga