E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Dell vizitojnë familjet serbe në Lipjan

Kryeministri Thaçi tha se kishte shkuar në këto familje për të promovuar fillimin e një jete te re. Me këtë rast ai ka dënuar dhe aktin e dhunës ndaj anëtarit të ekipit përgatitor për krijimin e komunës së Kllokotit.

Kjo do të jetë në kuadër të decentralizimit një ndër tre komunat e reja që do të krijohen me shumicë serbe pas zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, ambasadori Dell tha se po vërente përmirësime përsa i përket integrimit të serbëve.

Para disa viteve as që është menduar që një kryeministër i Kosovës do të vizitonte një familje serbe, ndërkohë që tani po ndodh.

Edhe më parë autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë lëshuar thirrje ndaj komunitetit serb për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në vendbanimet serbe në Kosovën Qendrore, serbët janë deklaruar për dalje në zgjedhje, ndërkohë që në Veriun e Mitrovicës, zgjedhjet do të mbahen pas 6 muajsh.

Sekretari i Shtetit për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka thënë se të gjithë serbët që marrin paga dhe vende pune nga këto zgjedhje, do të humbasin vendet e punës dhe pagat që marrin nga qeveria e Serbisë. /bbc/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›